Zvicra e nis me këmbën e mbarë, mposht Gjeorgjinë pa Shaqirin (VIDEO)
Zvicra e ka nisur me këmbën e mbarë rrugën drejt Euro 2020.

Lojtarët e Petkovic kanë fituar 2-0 në Gjeorgji ndeshjen e parë të fazës kualifikuese në Grupin D.

Zviceranët kanë dominuar takimin, por e kanë patur të vështirë të çajnë mbrojtjen e vendasve, që ka bërë një paraqitje perfekte në pjesën e parë, por që është dorëzuar në të dytën.

Miqtë, në fakt, kanë zhbllokuar takimin në minutën e 57-të me Zuber, i cili i ka marrë një asist brenda zonës nga Embolo dhe ka mposhtur portierin Loria me një gjuajtje të saktë me të djathtën.
D
hjetë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i dytë për bardhekuqtë, me Zakaria-n që ka shënuar me portën e boshatisur pas një pritje të bukur të bërë nga portieri i gjeorgjianëve ndaj Albian Ajetit.

Kjo fitore i ka dhënë vendin e parë zviceranëve, të cilët do të kenë një sfidë më të vështirë pas tri ditësh, kur të presin në shtëpi Danimarkën.
Shtuar më 23/03/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori