Zvicra fiton me dy golat e Xhemailit dhe një të Shaqirit (VIDEO)
Përfaqësuesja e Zvicrës ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në përballjen miqësore kundër Lihtenshtajnit ndërsa autor të tre golave ishin futbollistët me origjinë shqiptare, Blerim Xhemaili dhe Xherdan Shaqiri.

Në minutën e 29-të shënoi Blerim Xhemaili ndërsa Shaqiri shënoi një gol fantastik me këmbën e majtë në minutën e 60-të.

Golin vendimtar të ndeshjes e ka shënuar autori i golit të parë, Xhemaili nga gjuajtja e lirë (68’).

Në këtë ndeshje luajtën e Pajtim Kasami, Valon Behrami dhe Admir Mehmedi të cilët filluan që në minutën e parë, ndërsa Granit Xhaka nuk u aktivizua. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2015, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori