Zvicra humbet sërish
‘Zviceranët’ kanë dështuar edhe një herë, duke u mposhtur kësaj here nga Sllovenia në ndeshjen e zhvilluar në Maribor.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Milivoje Novakovic i cili ishte i saktë nga pika e bardhë, pas një ndërhyrje në zonë të Johan Djorou me dhjetë minuta të mbetura nga takimi (79’).

Trajneri Vladimir Petkovic vendosi të dalë në formacionin startues me tre ‘shqiptarë’, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami, por më vonë gjatë ndeshjes inkuadroi edhe dy të tjerë, Pajtim Kasamin dhe Admir Mehmedin.
Shtuar më 09/10/2014, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori