Zvicra jep lajmin e keq për Mehmedin
Admir Mehmedi ishte titullar në ndeshjen e Zvicrës kundër Irlandës ku edhe asistoi në golin e parë të shënuar nga Seferovic.

Por ylli shqiptar ka pësuar një lëndim gjatë asaj ndeshje.

Ai u largua nga ndeshja vetëm gjysmë ore pas fillimit të ndeshjes pasi ndjeu një shtrëngim muskulor në kofshën e tij të djathtë.

Skuadra e tij Wolfsburg dhe Kombëtarja e Zvicrës njoftuan se nuk do të llogarisinshërbimet e tij të paktën deri në një kontroll të thellë në gjendjen e lojtarit.

Mehmedi ka bërë gjashtë paraqitje për skuadrën e Bundesligës këtë sezon, duke regjistruar një gol dhe një asistim.
Shtuar më 17/10/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori