Zvicra merr lajme të mira para Europianit
Zvicra merr lajme pozitive në prag të Kampionatit Europian. Mbrojtësi i qendrës nuk u aktivizua në miqësoren e fundit, që helvetët fituan 2-1 në Lugano me Moldavinë.

Shkak u bë një problem në pulpë dhe stafi mjekësor i përfaqësueses vendosi që lojtari nuk duhej të rrezikonte. Por, pas kontrolleve të fundit mjekësore, u konfirmua se Djourou nuk kishte pësuar asnjë dëmtim, por bëhej fjalë thjesht për lodhje të muskujve.

Kjo bën që lojtari i Hamburgut në Bundesligën gjermane të jetë normalisht në dispozicion të trajnerit Vladimir Petkovic, për ndeshjen e parë që Zvicra do të luajë të shtunën, më 11 Qershor në Lens me Shqipërinë.

Shtuar më 05/06/2016, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori