Zvicra probleme në sulm, ky lojtar mund të mos luajë ndaj Shqipërisë
Zvicra ka probleme në repartin e avancuar2 javë nga ndeshja mes përfaqësues helvete dhe Shqipërisë në grupin A, të Euro 2016-të.

Breel Embolo dhe Eren Derdiyok që rrezikojnë të mungojnë për arsye dëmtimi, për debutimin e saj në europianin francez, por Zvicra mund të mos të ketë të gatshëm edhe qendërsulmuesin Haris Seferovic.

Bomberi i Eintrachtit të Frankfurtit u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen miqësore që Zvicra humbi me shifrat 1-2 ndaj Belgjikës dhe për shkak se përdori fjalë fyese ndaj arbitrit Paolo Mazzolenni ka gjasa të pezullohet nga UEFA me dy ose tre ndeshje skualifikim.

Nëse Seferovic pezullohet me dy ndeshje ai do të humbasë miqësoren ndaj Moldavisë dhe ndeshjen e parë të grupit ndaj Shqipërisë.
Shtuar më 29/05/2016, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori