Zvicra provokon: Për Veselin ka gisht Cana
Gazeta zvicerane “Blick” është përpjekur të pikturojë një tablo negative për ambientin brenda kombëtares shqiptare të futbollit.

E përditshmja zvicerane, thotë se brenda grupit kuqezi kanë filluar të shpërthejnë pakënaqësi që kanë lidhje me intriga, falë të cilave, jashtë listës mbeti Berat Gjimshiti, ndërsa u përfshi Frederik Veseli.

Blick” shkruan se gjithçka ka ndryshuar falë ndikimit të Agim Canës. Sipas gazetës, babai i Lorik Canës ka bërë maksimumin që të përfshihet në skuadër futbollisti i cili ka qenë pjesë e Lozanës në të kaluarën, ashtu si kapiteni i kuqezinjve. I humburi në këtë rast ishte Gjimshiti, i cili u la jashtë edhe kundër dëshirës së Gianni De Biasit.

Ndërkohë trajneri ka përgënjeshtruar këtë shpikje të zviceranëve. “Kjo është sikur të gjykosh një shishe verë falë asaj që ke provuar në fuçi, pa e hedhur në shishe. Jo, jo, ky pretendim është i pakuptimtë”, tha trajneri i Shqipërisë./Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori