Xherdan Shaqiri është mungesa e madhe dhe më e rëndësishme e kombëtares zvicerane të futbollit për ndeshjet e programuara në datat e lira të FIFA-s në muajin nëntor.
Mesfushori ofensiv i Stoke që është një prej shtyllave të përfaqësueses së trajnerit Petkovic, u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë “OK” për aktivizimin.
Në krahasim me
sfidat e
kaluara, është
rikthyer në
kampin helvetik mbrojtësi Johan Djourou, ndërsa ka vend në listë edhe për kosovarin Shani Tarashaj. Ky i fundit është thirrur në çastet e fundit pas dëmtimit të Embolo.
Shtuar më 05/11/2016,
ora 10:41