ZYRTARE/ Ja kur nis dhe mbaron Bundesliga në sezonin 2020-2021
Federata gjermane e Futbollit ka publikuar kalendarin zyrtar për sezonin 2020-2021 në Bundesligë.

Kështu, mësojmë se java e parë e kampionatit gjerman do të zhvillohet midis 18 dhe 21 Shtator 2020.

Një pushim shumë i shkurtër do jetë gjatë festave të fundvitit, vetëm një javë nga 24 dhjetori deri në 1 janar.

Fundi i Bundesligës është caktuar më 22 maj 2021 (java e 34-rt).

Po ashtu saktësohet që Superkupa e Gjermanisë do të zhvillohet më 30 shtator të vitit 2020.
Shtuar më 10/07/2020, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori