Tekniku i Argjentinës Alejandro Sabella publikoi listën me 23 futbollistë që do të udhëtojnë drejt Brazilit për Kupën e Botës. Pas zbardhjes së listës, ajo që bie në sy janë mungesat e mbrojtësit Nicolas Otamendi dhe dy mesfushorëve Banega e Jose Sosa.
Skuadrat me më shumë lojtarë në kombëtaren Albiceleste janë Interi dhe Manchester City me nga tre lojtarë, ndërsa Barcelona, Boca Juniors dhe Napoli kanë nga dy lojtarë.
Dyshimi më i madh ishte mbi mbrojtësin Martin Demichelis që pavarësisht një
sezoni plot dritëhije nuk u përjashtua nga lista, ndërsa Fernando Gago është në preferencat e teknikut pavarësisht dëmtimeve të
shumta që e kanë shoqëruar gjatë këtij
sezoni.
Vëmendjen më të madhe e tërheq sulmi i kombëtares amerikano-latine ku bëjnë pjesë lojtarë të kalibrit botëror si Lionel Messi, Gonzalo Higuain, Ezequiel Lavezzi, Rodrigo Palacio apo Sergio Aguero.
Argjentina do të debutojë në 16 qershor me ndeshjen kundër Bosnje Hercegovinës në Rio de Janeiro./albeu.com/
Shtuar më 03/06/2014,
ora 16:22