Zyrtare, Admir Mehmeti te Palermo
Tashmë mund të thuhet pothuajse e sigurtë. Admir Mehmeti, futbollisti shqiptar i F.C Zyrih mund të quhet futbollist i Palermos në Serinë A italiane.

Sipas asaj që tabloidi italian "calciomercato.it", Drejtori i ri Sportiv i Palermos, Lucca Cattani, mësohet të ketë thënë se 20-vjeçari Admir Mehmeti do të jetë pjesë e siçilianëve duke filluar që prej janarit 2012.

20- vjeçari ka kontratë me zviceranët deri në qershorin e ardhshëm por duket se në janar çdo gjë do të që e lidh me zviceranët, përfshirë edhe kontratën, do të ndërpritet pasi dy shoqëritë kanë gjetur akordin e përbashkët.

Kujtojmë që klubi i Maurizio Zamparinit ka bërë të tijin Franco Vazquez të Belgrano. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori