Zyrtare: Adnan Januzaj, pjesë e "Rusia 2018" (FOTO LAJM)

Edhe pse Adnan Januzaj ishte grumbulluar që në fillim me Kombëtaren belge, ende nuk ishte publikuar lista përfundimtare ku shumë zëra kanë spekuluar se Januzaj nuk do ftohej në "Rusia 2018".

Por polemikat kanë marrë fund pasi tashmë është zyrtare që mesfushori me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj do të jetë pjesë e ekipit të Belgjikës në Rusi.

23-vjeçari ka besimin e plotë të trajnerit Martinez dhe është përzgjedhur në mesin e 23 lojtarëve ku do ti besohet mesfusha e ekipit belg. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori