Zyrtare: Ajeti transferohet në Zvicër
Pëlqej
Arlind Ajeti, ishte pa ekip edhe pas mbylljes së merkatos, dhe ditën e sotme, më në fund ka gjetur një klub në Zvicër, për të vazhduar karrierën.

Disa skuadra në Serinë B e kërkuan, por në fund, Ajeti vendosi të vazhdonte aventurën në Zvicër, tek Grasshoper. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera. Drejtori i Grasshoper, Matias Ualter, pas firmosjes së kontratës deklaroi:

“Jemi të lumtur që morëm menjëherë një përgjigje pozitive nga Arlindi për të na u bashkuar, pas dëmtimit të papritur të mbrojtësit Natan. Arlindi sjell shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë.” /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori