Manchester United ka nënshkruar me mesfushorin e Athletic
Bilbaos Ander Herrera. Klubi e ka zyrtarizuar lajmin në faqen e saj në internet.
Herrera ishte kërkuar edhe më herët nga Unitedi, por nuk u arrit marrëveshja.
Ander është shprehur se ndihet shumë i lumtur për transferimin e tij tek "djajtë", dhe se i është realizuar ëndrra e tij.
"Nënshkrimi për Unitedin është një ëndërr e kthyer në realitet. Kam luajtur në "Old Trafford", kur luaja për Atheticon në UEFA Europa League, dhe ka qenë arritja më e madhe për mua. Jam bashkuar me Unitedin për të bërë të mundur arritjen e objektivave", U shpreh 24-vjeçari.
Gjithashtu ai falenderon edhe
fansat e klubit spanjoll për mbështetjen.
"Dua të përshëndes
fansat dhe stafin e
Bilbaos për mbështetjen. Ju uroj atyre më të mirat në të ardhmen", përfundoi spanjolli. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2014,
ora 19:32