ZYRTARE/ Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit
Juventusi pas shkarkimit të Maurizio Sarrit për shkak të eliminimit në Champions ka emëruar trajnerin e ri.

Teksa priteshin emra si Pochettino apo Zidane në stolin e skuadrës është ulur Andrea Pirlo.

41-vjeçari luajti katër sezone (2011-2015) si lojtar i kampionëve të Italisë dhe tani do ketë shansin të provojë aventurën e parë si trajner te kjo skuadër. Një zgjedhje e guximshme e Juventusit që i beson aftësive të ish-mesfushorit të madh italian.

Pirlo ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe do të qëndrojë në pankinën e rekordmenëve italianë deri në qershorin e vitit 2022. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2020, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori