ZYRTARE/ Ansi Agolli firmos me New York Cosmos (VIDEO)


Ansi Agolli ka firmosur për një vit me skuadrën e New York Cosmos, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë të kampionatit amerikan të futbollit.

Ish-mbrojtësi i Shqipërisë, tashmë 36 vjeç, u largua nga Qarabag, pas 9 sezonesh në Azerbajxhan, për të vijuar karrierën në SHBA.

Agolli u shpreh shumë i lumtur për këtë sfidë të re dhe në mesazhin e tij të dërguar tifozëve shqiptar në Amerikë tha se do japë maksimumin për këtë skuadër në aspektin sportiv, si dhe do të tregojë vlera të larta njerëzore.

Zëvendës presidenti i klubit, Joe Barone tha se Agolli do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin e tyre dhe një shembull për të gjithë lojtarët e akademisë. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori