Zyrtare: Anthony Martial rinovon kontratën me Manchester United
Anthony Martial ka rinovuar kontratën me Manchester United deri në vitin 2024. Në kontratën e re mes tij dhe klubit, ekziston edhe mundësia që ajo të zgjatet për edhe një vit tjetër. 23-vjeçari thotë se ndihet pjesë e Unitedit që prej ditës së parë.

“Më pëlqen shumë të kaloj kohë në këtë klub. Nga dita kur erdha këtu jam ndier pjesë e familjes United dhe jam mahnitur me ngrohtësinë dhe dashurinë që tifozët na ofrojnë, të cilët vazhdojnë të më lënë gojëhapur me përkrahjen e tyre”, tha Martial pasi e nënshkroi marrëveshjen.

“Dua ta falënderoj Ole Gunnar Solskjaer dhe stafin e trajnerëve për besimin që kanë treguar në mua duke me ndihmuar ta ngre nivelin e lojës time. Rëndësia e këtij klubi është të fitojë trofe dhe jam i sigurt se trofeu i radhës nuk është larg”, deklaroi ai.

Martial ka shënuar 10 gola në 25 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin këtë sezon. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori