Zyrtare: Antoine Griezmann konfirmon qëndrimin tek Atletico Madrid (VIDEO)

Pëlqej
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ka bërë të ditur përmes një videopublikuar në rrjetin social “Twitter” se do të qëndrojë te Atletico Madridi, duke dëshpëruar Barcelonën – skuadër që insistonte për shërbimet e francezit.

“Tifozët e mi, ekipi im, shtëpia ime”, ka shkruar Griezmann në videon e publikuar në llogarinë në 'Twitter'.

Griezmann, që është pjesë e Atleticos që nga viti 2014 dhe ka shënuar 112 gola në 209 paraqitje, pritet të përfitojë 26 milionë euro në sezon me kontratën e re. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori