Zyrtare: Anulohet miqësorja e Kosovës me Bregun e Fildishtë
Ndeshja miqësore e Kosvës me Bregun e Fildishtë që do zhvillohej më 2 qershor është anuluar.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Po, është anuluar ndeshja. Ata kanë kërkuar falje për këtë, duke treguar se kanë probleme të brendshme dhe se nuk mund të zhvillojnë këtë miqësore”, tha Ademi.

Ai zbuloi se janë duke u munduar që të gjejnë sa më parë një kundërshtar, duke përmendur disa emra “Organizatorët po bëjnë të pamundurën të gjejnë një kundërshtar, skuadrat e mundshme janë Kongo, Moldavia dhe Irani”, shtoi Ademi. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori