Zyrtare: Arbër Zeneli transferohet në Francë
Anësori i Kosovës Arbër Zeneli i është bashkuar klubit francez, Stade de Reims, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

23-vjeçari kosovari i bashkohet Reimsit nga klubi holandez Heerenveen.

Zeneli ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, sidomos atyre turk dhe së fundmi gjigantit anglez Chelsea, por 23-vjeçar ka zgjedhur që karrierën ta vazhdojë në Ligue 1 të Francës.

Në Francë e vlerësojnë transferimin e Zenelit në Remis si ndër goditjet më të mira në afatin kalimtar të janarit.

Kalimi i kosovarit në Remis u kompletua sonte në mbrëmje, pasi ai i kaloi me sukses testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare.

Blerja e Zenelit i ka kushtuar Reims 5 milionë euro, të cilat i shkojnë Heerenveenit. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2019, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori