Për të flitej për disa muaj rreth destinacionit të tij të ardhshëm, por
tani u zyrtarizua transferimi i tij tek
Atletico Madridi.
Arda Turan tashmë është lojtar i
Atletico Madridit pas akordit të arritur nga ekipet përkatëse.
Mesfushori, turku
Arda Turan largohet nga Galatasaray i Fatih Terim për t'u transferuar në Spanjë tek
Atletico Madridi ndërsa gjatë kësaj vere ishte spekuluar për një kalim tek Chelsea ku flitej se mund të futej në ofertën për Drogban.
Turan kaloi tek
Atletico Madridi për 12 milion euro ku ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare dhe
tani aventurën e tij do ta vazhdojë në kampionatin spanjoll./albeu.com/
Shtuar më 10/08/2011,
ora 12:25