Arda Turan nuk është më një futbollist i
Barcelonës.
Turku ka vendosur të rikthehet në vendlindjen e tij, duke nënshkruar një kontratë me Istambul Basaksehir, skuadër që kryeson momentalisht në Superligën turke.
Këtë transferim e ka njoftuar vetë trajneri i Basaksehirit, Abdullah Avci, që shton se prezantimi i
Arda do të bëhet të enjten ose të premten.
Arda Turan e nisi karrierën te Galatasaray, ku pasi shkëlqeu u transferua në Spanjë te Atletico Madrid. Edhe këtu
turku spikati për 4
sezone, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të
Barcelonës, që e mori në verën e 2015-ës.
Gjithsesi, te katalanët ai luajti vetëm 36 takime në më tepër se 2
sezone, duke shënuar vetëm 5 gola. Kohët e fundit,
Arda Turan kishte mbetur jashtë planeve të trajnerit Valverde, që shpesh nuk e merrte as në stol. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 18:30