ZYRTARE/ Arlind Ajeti transferohet te klubi italian
Arlind Ajeti rikthehet zyrtarisht në Itali, tashmë për të mbajtur fanellën e Reggianas, skuadër që u ngjit këtë vit në Serie B dhe që ka objektiva madhorë në edicionin e ri 2020-2021, pasi synon fazën "play-off" për një vend në Serie A sezonin e ardhshëm.

Ajeti është larguar kështu pas disa muajsh eksperiencë në Danimarkë me fanellën e Veljes për t’u transferuar në Itali aty ku ka firmosur për 2 vite me Reggianan.

Ai do të veshë fanellën me numër 93 te klubi nga Reggio Emilia, ndërsa Reggiana bëhet ekipi i 4-t i tij në Itali pas aventurave në Serie A me Frosinonen, Torinon dhe Crotonen.

Pas prezantimit te skuadra e tij e re, vetë lojtari ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Reggianas me shpresën se te kjo skuadër Ajeti do të gjejë formën optimale dhe do të rikthehet të jetë pjesë edhe e kombëtares shqiptare pasi është ende shumë i ri vetëm 27-vjeç.

"Më ka munguar shumë Italia, kam patur shumë dëshirë të rikthehem në këtë vend. Jam i lumtur që do të jem pjesë e një klubi historik që përfaqëson krahinën e Reggio Emilias. Falenderoj klubin për këtë mundësi, drejtorin sportiv Tosi dhe trajnerin Alvini që më kanë dashur me çdo kusht. Unë ashtu si e gjithë skuadra do të japim maksimumin për të siguruar sa më shpejt qëndrimin në këtë kategori dhe më pas për të ëndërruar gjëra më të mëdha", nënvizoi Ajeti për faqen zyrtare të klubit.
Shtuar më 24/09/2020, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori