ZYRTARE/ Arturo Vidal është lojtar i Interit
Arturo Vidal është futbollist i ri i Interit.

Arturo Vidal është zyrtarizuar si përforcim i ri i Interit.
Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë për dy vjet, me opsion për të tretin.

"Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i ri i Interit.

Mesfushori kilian transferohet në Inter në marrëveshje definitive nga Barcelona", thuhet në njoftimin e Interit

Vidal rikthehet në Itali me kontratë prej rreth 6 milionë euro në sezon.Mesfushori kilian është i njohur me Serie A ku luajti me shumë sukses tek Juventus gjatë periudhës 2011-2015.
Shtuar më 22/09/2020, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori