Zyrtare/ As Abrashi nuk do të jetë kundër Italisë dhe Spanjës
Mesfushori Amir Abrashi, do të mungojë në fushat e blerta për katër javët e ardhshme.

Ky është njoftimi i klubit të tij gjerman, pas analizave mjekësore. Shqiptari u dëmtua në ndeshjen e radhës në Bundesligë. Një dyluftim i ashpër në mesfushë midis Amir Abrashit dhe Dominik Kohr të Bajer Leverkusen e ka detyruar mesfushorin shqiptar të Freiburg të qëndrojë për njëfarë kohe i shtrirë në fushë dhe ta lërë atë që në minutën e 28-të.

Pra, lojtari në fjalë nuk riaftësohet dot për kualifikueset ndaj Spanjës dhe Italisë, duke shtuar një tjetër “gropë” në mesfushën kuqezi. /albeu.com/


Shtuar më 18/09/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori