ZYRTARE/ Atletico nënshkruan me yllin e Portos


Pas zyrtarizimit të Felipe nga Porto, tek Atletiko Madrid vjen një tjetër zyrtarizim.

Bëhet fjalë për Hector Herrera, i cili luante në radhët e portugezëve të Portos. Mesfushorit i kishte përfunduar kontrata me Porton, dhe ishte një lojtar i lirë. Drejtuesit e "Los Colchoneros", nxituan ta marrin lojtarin në suadrën e tyre, dhe sot ka ardhur zyrtarizimi, i 29-vjeçarit.

Lojtari luan si mesfushor qëndre, dhe është një alternativë e mirë për Simeonen, pas largimit të Rodri në drejtim të Manchester Cityt. Pas plot 6 sezonesh me Porton, ku zhvilloi 245 ndeshje dhe shënoi 36 gola, tani mesfushori do të fillojë një aventurë të re.
Shtuar më 03/07/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori