Barcelona i jep lamtumirën Mascheranos
Javier Mascherano nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës. Lajmin e ka komunikuar vetë klubi blaugrana i cili këtë të mërkurë do të organizojë një festë lamtumire për mesfushorin argjentinas i cili do të transferohet te Hebei Fortune në kampionatin kinez.

I ardhur nga Liverpooli në 2010-ën, Mascherano largohet nga Barça pas 8 vitesh. Me blaugranat Mascherano ka fituar disa trofe përfshirë këtu edhe 2 Champions League. Përshëndetja e tij me tifozët do të realizohet në fillimin e sfidës së kthimit për çerekfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Espanyolit.

Mascherano gjatë aventurës në Camp Nou ishte gjithmonë një gurë me vlerë në thesarin e teknikëve katalanas. Ai edhe pse ishte i vetëdijshëm se ishte një rezervë vazhdimisht, vendosi ti qendrojë besnik Barcelonës duke i mundësuar një xhevahir të ulur në stol. Kjo është arsyeja kryesore që Barcelona do i përgatisë një lamtumirë speciale. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2018, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori