Zyrtare: Bayern Munich transferon talentin 18-vjeçar
Është zyrtarizuar edhe transferimi i parë i Bayern Munich në afatin kalimtar dimëror.

Talenti i FC Dallas, Chris Richards ka kompletuar kalimin e tij në Bayern Munich.

Richards konsiderohet si një nga qendër mbrojtësit më premtues në botën e futbollit.

18 vjeçari kaloi gjysmën e dytë të vitit 2018 në formë huazimi tek skuadra nga Bundesliga, kurse tani ka bërë një transferim te bavarezët. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori