Hans Flick është zyrtarisht trajneri i Bayern Munchen të
paktën deri në fund të pushimit dimëror.
Ai do të vazhdojë punën të
paktën deri në fundin e 2019. Zëvendësi i Niko Kovac fitoi dy ndeshjet e tij të para nën drejtimin e skuadrës me Olympiacosin në Champions dhe Dortmundin në kampionat.
Drejtuesit kanë vendosur t'i besojnë dhe ecuria e tij do të varet në bazë të
rezultateve që do të marrë deri në fund të këtij viti. Një lajm i pritur deri diku, pasi gjermanët nuk kanë gjetur një emër të rëndësishëm për t'i besuar stolin e tyre.
Shtuar më 15/11/2019,
ora 21:57