Zyrtare: Beckham do te luaje per Milanin
Albeu.com
Zёvendёspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se ylli anglez i LA Galaxy, David Beckham do t’i bashkohet klubit tё tij nga muaji janar deri nё fund tё sezonit, me mundësi qё marrëveshja tё bёhet e përhershme.
Beckhami do t’i bashkohet ekipit italian nё afatin kalimtar tё janarit, derisa sezoni nё ligёn amerikan pauzon, dhe do tё qëndrojё nё Milanello deri nё fund tё sezonit evropian, me mundësi qё tё nënshkruajё marrëveshje tё përhershme.

“Beckham dëshiron tё stërvitet dhe tё luajё me Milanin. Ne e dёshirojmё atё. Ai do tё arrijё nё janar dhe do tё nënshkruajё pёr pjesën e mbetur tё sezonit. Nuk ёshtё vetëm njё marrëveshje e afatit kalimtar, por ёshtё njё marrëveshje e madhe. Ai do tё jetё i gatshёm tё luajё pёr Ancelottin nё Serie A dhe nё Kupёn UEFA”, ka thёnё Galliani pёr Corriere Della Sera.

“Futbolli sot nuk ёshtё vetëm taktikё dhe teknikё. Ështё edhe pёr stadiumet e mbushura dhe sponsorët. Askush nuk mund t’i mposhtё 65 mijё tifozёt qё i kishim tё dielën”, thotë mё tej zёvendёspresidenti i Milanit.

“Stadiumet vetëm do tё stёrmbushen me yje si Beckham, i cili ka kërkuar Milanin pёr mikpritje, jo ndonjë klub tjetër. Me atё, Kakan dhe Ronaldinhon, ekipi jonё do tё jetё njё ekip ëndrrash”, ka shtuar Galliani.

Anglezi do tё jetё si huazim nё Milani, pasi qё ai ka kontratё me LA Galaxy, por nёse planet e Gallianit konkretizohen, Beckhami mund tё mbetet nё Milan pёr njё periudhё mё tё gjatё.
Shtuar më 22/10/2008, ora 18:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori