Zyrtare/ Bekim Balaj transferohet në Rusi
Në sezonin e ardhshëm Bekim Balaj do të luajë në një tjetër kampionat. Sulmuesi kuqezi ka postuar në Instagram një foto duke njoftuar transferimin e tij nga kroatët e Rijekës te rusët e Terek Grozny.

Në postimin e tij, sulmuesi shkodran falenderon agjentin e tij Shkumbin Qormemeti që e bëri të mundur këtë transferim.

25 vjecari ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Lojtarit ende nuk i është caktuar një numër.

Bekim Balaj luajti vetëm një sezon të plotë te Rijeka, duke shënuar 18 gola në 46 ndeshje në total. Terek Grozny e përfundoi sezonin e shkuar në vendin e 7 në Super Ligën Ruse.
Shtuar më 09/06/2016, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori