Zyrtare/ Benatia nënshkruan me Juventusin
Juventusi tashmë e ka zyrtarizuar blerjen e Medhi Benatias, si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro.

Mbrojtësi i Bayern Munich ka mbërritur dje në Torino ku ka kryer testet mjekësore, ndërkohë gjatë ditës së sotme klubi e ka bërë zyrtare.

“Juventus ka arritur të mbyll marrëveshjen me Bayern Munich”.

Benatia vjen si huazim për 3 milionë euro. Juventusi e ka opsionin për blerjen e tij për 17 milionë euro me dy rata, që fillojnë të paguhen nga 30 maji”.

Lëndimet nuk e kishin favorizuar Benatian këtë vit pasi ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje ne Bundesligë. /Albeu.com/

Shtuar më 15/07/2016, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori