Zyrtare: Beppe Marotta largohet nga Juventusi
Drejtori i përgjithshëm Beppe Marotta ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi më 25 tetor.

Ai ka insistuar se nuk po e bën këtë për të kandiduar për president të Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC).

FIGC është duke u udhëhequr nga një president në detyrë deri në zgjedhjen e presidentit të përhershëm, dhe ditë më parë u raportua se Marotta do të jetë ndër kandidatët për këtë post.

“Kanë qenë tetë vite të jashtëzakonshme, Juventusi do të jetë në zemrën time përgjithmonë”, tha Marotta për Sky Sport pas fitores së Juventusit 3-1 ndaj Napolit.

“Dua t’ju njoftoj sepse të hënën publikohet lista e drejtorëve dhe emri im s’do të jetë në të. Desha t’ju njoftoj për këtë para se dikush të tentojë të krijojë ndonjë version tjetër të largimit tim”, shtoi ai.

“Kontrata përfundon më 25 tetor dhe nuk do ta rinovoj. Do të mbetem drejtor i përgjithshëm i arenës sportive. E përjashtoj kategorikisht lajmin se do të kandidoj për president të FIGC. Kjo përvojë nuk më intereson mua”, shtoi ai. /
Shtuar më 29/09/2018, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori