Zyrtare: Berbatovi lojtar i Manchester United
Albeu.com
Manchester United e ka kompletuar transferimin e sulmuesit bullgar Dimitar Berbatov për 37.93 milionë euro, ndërkohë që Fraizer Campbell ka kaluar te Spursat në huazim njëvjeçar.27-vjeçari Berbatov ka qenë shënjestra kryesore e Sir Alex Ferguson këtë afat kalimtar, mirëpo Tottenham i kishte akuzuar kampionët se bënin takime ilegale me yllin e tyre.

Madje, Spursat e kishin pranuar edhe një ofertë nga rivalët e qytetit, Manchester City, mirëpo Djajtë e Kuq nuk qëndruan duarkryq, por në mënyre ilegale janë takuar me lojtarin dhe kanë bërë që ai të kalojë në Old Trafford.

Me kërkesë të lojtarit Tottenham është detyruar që ta lëshojë atë të shkojë tek United dhe jo te City.

Kështu, pak para mbylljes së afatit kalimtar veror, në faqen zyrtare të Tottenhamit ka shkruar: “Klubi njofton se ka arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e Dimitar Berbatov për 30.75 milionë funte (37.93 milionë euro). Si pjesë e marrëveshjes klubi është pajtuar që të mos e vazhdojë ankesën te Premier League për afrimin ilegal me lojtarin. Në marrëveshje përfshihet edhe kalimi i Fraizer Campbell te ne në formë huazimi”.
Shtuar më 02/09/2008, ora 17:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori