Pas shkarkimit të Arbnor Morinës, zyrtarisht është emëruar
Ilir Nallbani trajner i Besës.
Përmes rrjetit social Facebook, klubi i Besës, ka bërë të ditur se
Ilir Nallbani, do të jetë trajneri i ri i pejanëve.
“Bordi i KF
Besa emëron në krye të shtabit teknik legjendën e futbollit pejan
Ilir Nallbani. Duke i dëshiruar Ilirit suksese në zejen e
trajnerit të KF
Besa, shpresojmë se do të ketë suksese kulminante siç kishte edhe si futbollist”, shkruhet në postimin e KF Besës.
Pak ditë më parë
Besa shkarkoi nga posti i
trajnerit, Arbnor Morinën, i cili kishte dy vite që udhëhiqte pejanët. /Albeu.com/
Shtuar më 08/04/2016,
ora 23:50