Zyrtare: Bledi Shkëmbi trajner i Teutës
Përflitej prej ditësh, por sot ka marrë formën zyrtare. Bledi Shkëmbi është emëruar trajneri i ri i Teutës.

Pas eksperiencës te Liria e Prizrenit, ish-fantazisti që bëri historinë me Skënderbeun si futbollist, tashmë do të provojë për herë të parë një aventurë në drejtimin e një skuadre të Kategorisë Superiore. Si lojtar Shkëmbi ka veshur gjithashtu fanellën e Teutës.

Shkëmbi ka mbajtur veshur fanellën e durrsakëve në 2 periudha të ndryshme në sezonin 2000-2001 dhe në vitin 2007. Korçari do të rikthehet tani në Durrës si trajner. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori