Zyrtare: Caktohen datat për afatin e transferimeve në Serie A
Federata e Futbollit të Italisë ka njoftuar se afati i transferimeve të verës në Itali do të zhvillohet nga 1 shtatorit deri më 5 tetor të këtij viti.

Afati kalimtar është dashur të rihapet në 1 korrik dhe të mbyllet përsëri në 2 shtator, por pandemia e coronavirusit ka shtyrë gjithçka.

Tani, klubet italiane do të jenë në gjendje të regjistrojnë lojtarë të rinj vetëm nga 1 shtatori deri më 5 tetor.

Kjo gjithashtu ka pasoja për afatin e janarit, me tregun e dimrit që rihapet tani për transferime më 4 janar dhe mbyllet më 31 janar.

Federata po ashtu ka bërë të ditur se nëse sezoni përjashtohet përsëri, atëherë fituesi do të përcaktohet me rregullin e algoritmit dhe do të ketë play-off.
Shtuar më 08/06/2020, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori