Zyrtare: Casillas rinovon me Porton
Klubi portugez i Portos ka njoftuar rinovimin e kontratës me portierin legjendar Iker Casillas.

Vetë portieri është shprehur i lumtur për rinovimin e kontratës, ndërsa shtoi se edhe pse të shumtë ishin ata që mendonin se aventura te Porto do të mbaronte shpejt, vetë Kasijas është i lidhur me tifozët dhe qytetin që e cilësoi si shtëpia e tij.

"Është një ditë speciale për mua, ky klub përfaqëson shtëpinë time, nuk kisha asnjë hezitim për të firmosur kontratën e re. Kam një impenjim me drejtuesit dhe me tifozët, gjithashtu kam vetëm fjalët më të mira për shoqërinë dhe qytetin", tha Casillas.

Portieri është pjesë e portugezëve prej 4 viteve, teksa u transferua nga Reali Madridit, klubin me të cilin kaloi pjesën më të madhe të karrierës.
Shtuar më 20/03/2019, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori