Zyrtare: Cech rikthehet në Chelsea
Petr Cech është rikthyer te Chelsea pas përfundimit të karrierës së portier te Arsenal.

Ish portieri i Kombëtares së Çekisë dhe i Arsenalit, është rikthyer te Chelsea, po tani në një funksion tjetër.

Cech do të fokusohet në këshillimin teknik dhe të performancës në klub.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Chelsea, nëpërmjet një komunikate për media.

"Unë ndihem shumë i privilegjuar që kam këtë mundësi për t’u bashkuar sërish me Chelsean", ka deklaruar Cech.

Cech vitet më të mira të karrierës i ka pasur te Chelsea, nga ka veshur fanellën e kësaj skuadre nga viti 2004 deri në vitin 2015.
Shtuar më 21/06/2019, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori