Zyrtare: City huazon Lampard
Pëlqej
Pas komenteve të Pellegrinit pak ditë më parë, nuk ka vonuar shumë zyrtarizimi nga Manchester City. Ish kapiteni dhe një prej legjendave të Chelsea, Frank Lampard është bashkuar përkohësisht si i huazuar me Citizens, ku do të qëndrojë deri në fillimin e një aventure tjetër.

Pas 13 vjetësh plot histori në Stamford Bridge, Lampard vendosi të largohet nga Anglia për të luajtur në Amerikë për skuadrën më të re të New York City. Deri atëherë, 36-vjeçari do të jetë në dispozicion të Pellegrinit për fushatën e Manchester City në Premier League dhe ndoshta edhe në Champions League.

"Është një mundësi fantastike për mua fakti që do të jem me Manchester City sepse kështu mund të vazhdoj të stërvitem dhe të luaj në nivelin më të lartë. Ky është një kapitull i ri për karrierën time dhe unë jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë. Jam takuar me trajnerin dhe disa prej lojtarëve. Mezi pres të jap kontributin tim para se të shkoj në New York", tha Lampard.

Lampard është prurja e katërt te kampionët në fuqi të Anglisë, pas Caballero, Fernando dhe Sagna. Huazimi me sukses i tij u përshëndet edhe nga tekniku kilian Pellegrini, për të cilin Lampard është një mesfushor i klasit botëror dhe ky bashkim forcash është një mundësi perfekte për të gjitha palët. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori