Skuadra e AC Milan ka deklaruar sot se ka larguar si huazim lojtarin, Andrea
Conti.
Conti ka firmosur kontratë deri në fund të
këtij sezoni me skuadrën e
Parma-s.
Klubi i
Parma-s do të ketë të drejtë për të blerë kartonin e plotë të futbollistit në fund të
këtij sezoni.
Largimi i
Contit i lë hapësirë mbrojtësit të Chelseat, Fikayo Tomori – i cili pritet të huazohet në ‘San Siro’ gjatë këtyre ditëve.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 14:06