Zyrtare / Danillo te Real Madrid
Befason Reali i Madridit. Kampionë e Europës, nëpërmjet një komunikatë për shtyp, njftojnë arritjen e marrëveshjes me Porton për transferimin në "Santiago Bernabeu" të Danilo Luiz da Silva.

Mbrojtësi brazilian i datëlindjes 1991 do t'u bashkohet "Los Blancos" gjatë verës me një kontratë që e lidh me skuadrën e kryeqytetit spanjoll deri në vitin 2021.

Kartoni i Danillos do t'u kushtojë arkave të Realit 31.5 milionë euro.

Danilo do të jetë futbollisti i 23-të brazilian në historinë e Real Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori