Zyrtare: David Luiz rinovon me Chelsea
David Luiz ka vazhduar kontratën me Chelsean, që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2021.

Braziliani ka zhvilluar një sezon fantastik me "Blutë", duke bërë 48 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar edhe 3 gola, teksa ndihmoi Chelsean për t’u rikthyer në Champions League.

I lumtur me rinovimin e kontratës, Luiz u shpreh: "Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe që do të qëndroj. E dua këtë klub dhe kam ende ambicie sikur të jem lojtar i ri".

Ai më pas foli edhe për kualifikimin në finale të Europa League, ku do të përballen me Arsenalin.

“Do të thotë shumë kualifikimi në finale të Europa League. Do të vazhdoj të jap më të mirën për ta ndihmuar ekipin”, tha David Luiz. /albeu.com/

Shtuar më 10/05/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori