Zyrtare: Derbi Juve-Inter do të luhet në Kinë
Derbi i Italisë Juve-Inter do të luhet në Kinë. Bëhet fjalë jo për kampionat por për truneun "International Champions Cup".

Bardhezinjtë do të përballen me Tottenham në Singapor, më 21 korrik, ndërsa tri ditë më vonë do të luajnë derbin italian (miqësore) kundër klubit zikaltër.


Turneu i Juventusit këtë herë do të prekë Azinë, pasi skuadra e Allegrit ishte në Amerikën e Veriut, edicionin e fundit.

Arsenali, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica, Chivas, Inter, Manchester United, Milan, Real Madrid, Roma dhe Tottenham do të marrin pjesë në “International Champions Cup”, bashkë me Juventusin.
Shtuar më 27/03/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori