Zyrtare: Di Francesco rinovon kontratën me Romën


Pëlqej
Roma i ka rinovuar kontratën trajnerit italian, Eusebio Di Francesco edhe për një sezon tjetër.

Di Francesco kishte një kontratë që përfundonte në qershorin e 2019-ës, por tani verdhekuqtë i ofruan edhe për një tjetër sezon, duke e zgjatur atë deri në 2020.

Di Francesco ka drejtuar Romën në 51 ndeshje, ku ka regjistruar 29 fitore, 10 barazime dhe 12 humbje, ndërsa arriti rezultat historik në Champions, duke shkuar deri në fazën gjysmëfinale, ku u eliminua nga Liverpooli. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori