Guangzhou Evergrande ka konfirmuar përmes ueb-faqes zyrtare se ka kompletuar nënshkrimn me italianin Alessandro
Diamanti nga Bologna.
Mesfushori sulmues ishte lidhur edhe me klube si Inter dhe Juventus në muajt e kaluar.
Si rezultat, 30-vjeçari zgjodhi të pranojë ofertën a kampionëve të Azisë, ku do të bashkohet me ish-trajnerin e përfaqësueses së Italisë,
Marcelo Lippi.
“Jam i kënaqur që jam në gjendje të filloj këtë aventurë të re me familjen time”.
“Dua të falënderoj të gjithë kubin, veçanërisht qytetin e Bolognas, që më ka bërë të ndjehem i rëndësishëm si brenda ashtu edhe jashtë fushe”, ka thënë
Diamanti rreth transferimit të tij.
Shtuar më 07/02/2014,
ora 15:06