ZYRTARE/ Dinamo firmos me trajnerin italian
Mauro Manzoni do të jetë trajneri i ri i Dinamos, i cili do të zëvendësojë, trajnerin Igli Allmuça të larguar.

Tekniku italian ka marrë ditën e djeshme drejtimin e 18 herë kampionëve të Shqipërisë, teksa së bashku me drejtuesit e rinj, do të kërkojnë të rikthejnë lavdinë klubit dinamovit.

Lajmi për emërimin e Manzonit është bërë publik nga vetë klubit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.


Njoftimi i klubit:

Zyrtare/ Mauro Manzoni do të jetë trajneri i ri Dinamovit.
Tekniku 61-vjeçar vjen nga Italia dhe që nga dita e djeshme, ka nisur menjëherë punën në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

#ForcaDINAMO
Shtuar më 15/10/2019, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori