ZYRTARE/ Dita e shkarkimeve, pas Partizanit edhe një tjetër klub i Superligës shkarkon trajnerin
Teuta ka shkarkuar trajnerin Bledi Shkëmbi.

Pas humbjes 4-0 ndaj Kukësit, klubi durrsak konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin korçar i cili nuk do të jetë në stolin e "Djemve të Detit".

Gjatë njoftimit thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë. 40-vjeçari ishte pjesë e Teutës prej 2 sezonesh.


Kujtojmë që ditën e sotme Partizani zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit, Franko Lerda.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë. KF Teuta!


Shtuar më 14/12/2019, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori