Zyrtare: Douglas Costa dënohet rëndë
Futbollisti i Juventusit, Douglas Costa është dënuar me katër ndeshje në Serie A pasi që goditi më bërryl, në kohë dhe pështyu Frederico Di Francesco.

Ai ishte parë në kamera duke sulmuar vazhdimisht Di Francescon – që është djali i trajnerit të Romës, Eusebio Di Francesco – e këtu përfshihet një përpjekje për ta goditur me kokë dhe një goditje më bërryl.

Të dy ata vazhduan luftën dhe në një vend Douglas Costa e kishte pështyrë kundërshtarin.

Prokurori i FIGC pasi ka parë xhirimet për shkaktim dhunë, sidomos goditjen më bërryll, por pritej që ai të marrë një dënim më të rëndë e jo kaq të lehtë si i tanishmi.
Shtuar më 18/09/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori