Zyrtare: Elaquim Mangala te City
Pëlqej
Një ditë pas humbjes së rëndë në Community Shield kundër Arsenal, Manuel Pellegrini mund të ngushëllohet me mbrojtësin që e ka kërkuar prej kohësh: Elaquim Mangala është zyrtarisht futbollist i Manchester City-t.

Qëndërmbrojtësi 23-vjeçar francez, ashtu si edhe Fernando, ka lënë Porton për kampionët e Anglisë dhe do të mbajë fanellën me numër 20.

Për kartonin e tij City ka shpenzuar 32 milionë sterlina, ose rreth 40 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori